KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, progres drejt krijimit të koalicionit
Gjermani, progres drejt krijimit të koalicionit

Gjermani, progres drejt krijimit të koalicionit

Bisedimet eksploruese mes krerëve partiakë dhe parlamentarë të tri partive kryesore gjermane për formimin e një koalicioni të ri të madh kanë arritur të kenë progres. Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, Unioni Kristiandemokrat i kancelares,  Angela Merkel (CDU) dhe aleatët e saj bavarezë të Unionit  Kristiansocial (CSU) pritet të njoftojnë fillimin e bisedimeve zyrtare për formimin e koalicionit të tyre. Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakordësuar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thonë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin këtë marrëveshje para gazetarëve. Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat, por thuhet se ato janë harmonizuar. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion.

Sicred