KRYEFAQJA » LAJME » Gjermani po verifikon arritjet e Shqipërisë
Gjermani po verifikon arritjet e Shqipërisë

Gjermani po verifikon arritjet e Shqipërisë

“Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen” deklaroi në Tiranë ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zoti Roth tha se “Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë, por ia vlen”. Sipas tij “Këtu në plan të parë janë forcimi i shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë”. “Fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit. Ne kemi ende pritshmëri” tha zoti Roth. Ai i bëri thirrje dhe opozitës të kontribuojë në këtë moment.
Kreu i diplomacisë shqiptare Bushati nga ana e tij tha se “Besojmë fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE”.

Sicred