KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, nisin zgjedhjet parlamentare
Gjermani, nisin zgjedhjet parlamentare

Gjermani, nisin zgjedhjet parlamentare

Mbi 60 milionë gjermanë janë ftuar të votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare.
Sipas sondazheve, kancelarja aktuale Angela Merkel e CDU-së është në avantazh ndaj kundërshtarit të saj Martin Schulz të SPD-së, ish president i PE, duke synuar të marrë mandatin e katër rradhazi.
Sipas sondazheve të Bild, në një zgjedhje të drejtpërdrejtë, Angela Merkel do të kishte vetëm 45 përqind të konsensusit dhe Martin Schulz 32 përqind. Gjatë javëve të fundit hendeku mes tyre është ngushtuar nga 29 në 13 pikë. Katër javë më parë, në fakt, të dy kandidatët morën respektivisht 51 dhe 22 përqind të pëlqimeve.
Gjithnjë sipas sondazheve pritet që në parlamentin gjerman, bundestag, të hyjë dhe partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”.

Sicred