KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Marshime çdo të diel në disa qytete në mbështetje të BE-së

Gjermani: Marshime çdo të diel në disa qytete në mbështetje të BE-së

Lëvizja Pulsi i Evropës lajmëroi se të dielën se parashikon të mbaje marshime në disa qytete gjermane në mbështetje të Bashkimit Evropian, kundër populizmit dhe kundër partive ekstremiste që kërkojnë shpërbërjen e organizates së përbashkët. Marshimet e tilla që nisen pak javë më parë, kanë nisur të tërheqin nga disa qindra tashmë në mijëra njerëz. Folësit nëpër mitingje mbrojtjen vlerat e përbashkëta dhe mënyrën se si e ka ndryshuar BE-ja jetën e njerëzve pas luftës së dytë botërore. Nëpër marshimet ku dëgjohet Oda e gëzimit të Bethovenit marrin pjesë prindër e fëmijë, nxënës e studentë, me flamuj të kaltër me yje të verdhë. Organizatorët thonë se do t’i shtojnë këto grumbullime deri në muajin shtator, kur në vend do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe kanë bërë thirrje që edhe qytete të tjera evropiane të ndjekin shëmbullin e qyteteve gjermane në mbështetje të evropës.

Sicred