KRYEFAQJA » LAJME » Finalja e Kupës së Konfederatave, dueli i më të mirave
kupa-e-konfederatave

Finalja e Kupës së Konfederatave, dueli i më të mirave

Maratona dyjavore e asaj që është quajtur si Botërori i vogël, domethënë Kupës së Konfederatave, tanimë ka mbërritur në stacionin e fundit të saj, teksa janë njohur dy kundërshtaret e finales së madhe të 2 korrikut, si dhe dy skuadrat që do të luftojnë për t’u ngushëlluar me shkallën më të ulët të podiumit, vendin e 3-të. Dhe ajo për të cilën janë pajtuar të gjithë specialistët ndërkombëtar, është se në finale kanë mbërritur dy skuadrat që e merituan atë më shumë sesa 6 të tjerat. Pra Gjermania dhe Kili. Kjo e fundit erdhi në këtë Kupë të Konfederatave duke qenë si sfidantja kryesore në grup e 4 herë kampioneve të botës dhe, pavarsisht se i ka barazuar 3 nga 4 ndeshjet e kësaj veprimtarie, me lojën e zhvilluar ndaj Kilit, ku triumfoi pas goditjeve nga pika e bardhë, tregoi se kishte ardhur në Rusi duke synuar trofeun. Me 4 gola të shënuar, kilianët nuk janë midis skuadrave që kanë patur rendiment para portës kundërshtare, por në anë tjetër, me vetëm 2 gola të pësuar, ata janë një ndër dy mbrojtjet më të forta të kësaj veprimtarie. Ndërkohë, është një histori krej tjetër ajo e finalistes tjetër, Gjermanisë, e cila, në pamje të parë, ka bërë thjesht detyrën si kampione në fuqi e botës, nga e cila nuk pritej asgjë më pak sesa sigurimi i vendit në finalen e madhe të 2 korrikut 2017. Por ajo që ish-futbollistët dhe trajnerët, si në Gjermani, ashtu edhe në Evropë dhe më gjerë, ka qenë mënyra bindëse sesi e ka arritur skuadra e Joakim Lëvit një gjë të tillë. Trajneri gjerman mori me vete një skuadër që, si rrallëherë, kishte një moshë mesatare prej 24 vjetësh dhe me një përvojë mjaft të pakët ndërkombëtare. Por skuadra e tij ka funksionuar, madje ka funksionuar mjaft mirë dhe, ndonëse ka pësuar 5 gola në 4 ndeshje, në krahun tjetër ka qenë e papërmbajtshme, duke realizuar 11 gola. Përtej shifrave, mënyra sesi janë shënuar këto gola ka qenë mbresëlënëse , ashtu siç ka qenë edhe numri i madh i rasteve për shënim, por edhe dominimi i kundështarëve në fushën e blertë. Në përballjen e grupit, gjithçka midis Kilit dhe Gjermanisë, u mbyll në barazim 1-1, por finalja premton të jetë diçka krejt tjetër…

Sicred