KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, kamioni kalon mes njerëzve, të vrarë e të plagosur
Gjermani, kamioni kalon me njerezve, të vrarë e të plagosur

Gjermani, kamioni kalon mes njerëzve, të vrarë e të plagosur

Tre persona janë vrarë në qytetin e Muensterit, në Gjermaninë Perëndimore, pasi një kamion kaloi mes këmbësorëve. Shoferi i automjetit është vetëvrarë, tha policia. Rreth 30 vetë janë raportuar të plagosur në incident, i cili ndodhi pranë statujës së Kiepenkerlit në qytetin e vjetër. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Policia i ka kërkuar njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë tavolina dhe karrige të shpërndara në vendngjarje. Ulrike Demmer, zëdhënësi i qeverisë federale, tha se mendimet e qeverisë ishin me viktimat dhe familjet e tyre.
Në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 vetë.

Sicred