KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjergj Kastrioti dhe zbulimet e historianit Gjon Keka

Gjergj Kastrioti dhe zbulimet e historianit Gjon Keka

“… në drejtim, kryesisht shko sipas drejtësisë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve.” Është thelbi i testamentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut që një studiues dhe historian i ri nga Kosova i cili prej vitesh jeton në Austri e ka zbuluar në punën e tij kërkuese në arkivat e Vjenës. Gjon Keka, prej vitesh i specializuar si kërkues shkencor dhe historian me orientim në shkencat gjermanistike, i është përkushtuar historisë arbnore dhe në mënyrë të veçantë figurës së Gjergj Kastriotit, për të cilën tashme ka botuar 3 libra, dy në shqip dhe i fundit në gjermanisht me titullin “Gjergj Kastrioti, Europiani i Madh”.
Përtej përcaktimeve zyrtare të kremtimeve në përkujtim të pajtorit kombëtar, historiani Gjon Keka thote se “shqiptarët kurrë më shume se tani nuk kanë patur nevojë për ta njohur dhe për ndriçimin që vjen nga ky prijës shpirtëror dhe politik”.
“Ai e rindërtoi funksionalisht sa krijoi raporte diplomatike me vende shumë të rëndësishme europiane, Venedik, Romë dhe shteti i Arbërit u bë funksional jo vetëm në Krujë, por aq funksional sa u krijua dhe Kuvendi i Lezhës” thotë zoti Keka. Sipas tij “aty filloi jo vetëm epoka ushtarake, strategjike, politike dhe diplomatike me të gjitha vendet e civilizuara, vendet mesjetare dhe që kishin taban mbretëror”.
I njohur me shume si strateg lufte, Skënderbeu shpesh harrohet pëmasa e tij diplomatike, shtetformuese, kulturore, arkivat dhe letërkëmbimet dëshmojnë për një kulturë të thellë në shumë fusha dhe zotëronte shkëlqyer 7 gjuhë. “Letërkëmbimet diplomatike e shfaqin Gjergj Kastriotin jo vetëm si burrështetas dhe strateg që e njohim, por ehe diplomat që do t’ja kenë zili sot shumë diplomatë modernë thotë historiani Gjon Keka.
Gjergj Kastrioti përkundrejt tezave të ndryshme të hedhura për konsum kishte një vizion, një projekt që jo vetëm i tejkalonte kufijte e zotërimeve të të atit, por frymezonte një bashkim principatash të qytetërimit europian duke nisur nga Arbëria.
Testamenti i botuar në vitin 1781 është vetëm një nga dokumentat e rëndësishme zbuluar nga Gjon Keka në arkivat e Vjenes, të tjera janë lutja e kthimit në Kruje si dhe letrat e Skënderbeut drejtuar aleatit të tij të madh hungarez Huniadit. “Aty kam gjetur tre dokumenta shumë të rëndësishme që janë shumë për t’u theksuar, si letërkombimi me Huniadin në gjermanisht si dhe tenstamentin të cilin do ta ribotoj në shqip e gjermanisht vitin e ardhshëm” thotë Gjon Keka. “Së fundi është dhe lutja kur mbërrin në Krujë” shton ai.
Historiani Keka që ka botuar në shqip titujt “Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbrit” si dhe “Gjergj Kastrioti, ideator i Bashkimit Europian” në veprën gjermanisht dëshiron të përçojë qëndrimin e pasardhësve arbnore mbi këtë figure mbikohore. Teksa arkivat e Europës janë plot me vepra frymezuar nga Gjergj Kastrioti, historiani ndjen thirrjen dhe nevojën që më shumë shqiptarët të shkruajnë për këtë prijës që nuk e ka mbuluar terri i historisë.

Sicred