KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjenova, shkon në 35 numri i viktimave pas shembjes së urës
Tragjedia Xhenovas, disa familje refuzojnë funeralin shtetëror

Gjenova, shkon në 35 numri i viktimave pas shembjes së urës

Aksidenti fatal që ndodhi mesditën e së martës në Gjenova të Italisë, kur një urë në autostradë u shemb papritur ka rritur numrin e viktimave. Aksidenti ndodhi në autostradën A10 të Gjenovës, në një urë që kalon mbi zonat e banuara. Mbi 30 makina dhe katër kamionë raportohet se janë përfshirë nga aksidenti, disa prej tyre ishin mbi urë kur ndodhi ngjarja. Shtëpi nën Urë u përfshinë nga flakët. Bilanci viktimave vijon të rritet. Në mesditë u raportua për 22 viktima. Pasdite vonë, autoritet raportuan se janë 35 viktima, mes tyre edhe një fëmijë. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur. 10 persona raportohen të zhdukur. Ura e shembur në Gjenova ishte ndërtuar në vitet 1960 dhe është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. Pamjet e para të publikuara nga mediat dhe forcat zjarrfikëse shfaqin mbikalimin e përfshirë nga një mjegull tymi me disa dhjetëra metra që mungojnë, në një zonë industriale të qytetit. Ekipet e forcave zjarrfikëse janë mobilizuar në forca të shtuara, të ndihmuara nga ekipet e kërkimit dhe qentë gjurmues. Për shkak të relievit mjaft të thyer të rajonit të Gjenovës, mes detit dhe malit, kalimi i autostradës shënohet nga mbikalime të gjatë dhe tunele.Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Gjenov dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli. Ndërkohë Media italiane raporton se kompania që ndërtoi urën është përfshirë në një skandal korrupsioni. Bëhët fjalë për kompaninë “Condotte SPA’ , e cila ndërtoi urën që u shemb, ku humbën jetën 35 perosna e u palgosën dhjetra të tjerë. Më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

Sicred