KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjenova, rrëzohet ura e autostradës
Ura Morandi, ende nuk gjenden 16 persona

Gjenova, rrëzohet ura e autostradës

Ura e një autostrade pranë qytetit italian të Gjenovës është rrëzuar paraditen e së martës. Njoftimet e para bëjnë të ditur për të paktën 10 viktima, ndërsa pamjet e ofruara janë të frikshme. “Dimensionet e kësaj tragjedie janë epokale. Dhjetra viktima që udhëtonin mbi këtë urë apo që kanë mbetur mbi gërmadhat e saj”, ka deklaruar Francesco Bermano drejtori i qëndrës së ndihmës së shpejtë të Gjenovas. “Të gjitha spitalet e Gjenovas, Lombardisë dhe Piemontes janë në dispozicion të kësaj tragjedie. Sukadrat e shpëimit po punojnë në vendngjarje.”Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po kërkojnë nëse ka persona të bllokuar pasi disa makina janë parë të rrëzohen. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por mendohet që koha e keqe ka sjellë shëmbjen e urës. Nën urë ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.