KRYEFAQJA » LAJME » Gjenova, këmbanë alarmi edhe për Shqipërinë

Gjenova, këmbanë alarmi edhe për Shqipërinë

Rasti i urës së shembur në Genova të Italisë ka ngritur pikëpyetje të shumta lidhur me delegimin e funksioneve që kanë të bëjnë me sigurinë publike, nga shteti tek privati. Drejtori i qendrës për kërkime ekonomike, Zef Preçi, thotë se tragjedia e Italisë fqinje është këmbane alarmi për vendin tonë. Preçi propozon anulimin e kontratave konçensionare me privatin dhe i këshillon qeverisë të rimarrë në duart e saj mirëmbajtjen dhe monitorimin e veprave infrastrukturore. Por ministria e infrastrukturës e hedh poshtë këtë propozim. Etleva Kondi, Drejtoreshe për konçensionet dhe PPP-të pranë kësaj Ministrie argumenton se përse partnertiteti me privatin është alternativa më e mirë. Një tjetër argument që i diferencon kontratat konçensionare në Shqipëri me ato në Itali, është kohëzgjatja e tyre.

Sicred