KRYEFAQJA » LAJME » Gjenova, 22 viktima nga rrëzimi i urës
Ura Morandi, rritet numri i viktimave

Gjenova, 22 viktima nga rrëzimi i urës

Ka arritur në 22 numri i viktimave pas rrëzimit të urës Urës Morandi sot në mesditë në Gjenova të Italisë. Lajmi është dhënë nga një zyrtar i lartë i mnistrisë së transporteve. Ekipet e Qendrës Ndihmës së Shpejtë në Gjenova vazhdojnë të punojnë me intensitet. Ura që lidh Gjenovën me aeroportin e saj u shemb mesditën e sotme është pjesë e autostradës A10. Ajo është rreth 1200 metra e gjatë, ndërsa rreth 200 metra janë shembur. Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj. Ekipet e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.

Sicred