KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjeneral&Playboy komedi nga Bujar Kapexhiu

Gjeneral&Playboy komedi nga Bujar Kapexhiu

Një gjeneral pushohet nga puna thjesht sepse nuk ka marrë leje kur ka dalë jashtë shteti dhe merr guximin ti shkruaje kryeministrit në lidhje me këtë gjë. Mes formulimit të argumenteve dhe absurdit në të cilin jetojmë rrokullisen ngjarjet e komedisë “Gjeneral@ Playboy”. Një komedi me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut që sjell në skenë dhe para syve të publikut paradoksin e realitetit, konfliktin e brezave si dhe përmbysjen e sistemit të vlerave.

“ Kur më thonin për të vënë një pjesë teatrore gjithmonë kam patur dëshirë që thoja me ngulm që nëqoftëse do vë pjesë në teatër do vë vetëm pjesë shqiptare. Në qendër të vëmëndjes ktu në këtë pjesë është pikërisht ajo që është e moralshme dhe jo e moralshme, e vjetra dhe e reja” tha Bujar Kapexhiu.

Me interpretimin e aktorëve Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha etj. Komedia “General & Playboy” është një shfaqje aktuale ku flitet për piskologjinë, mentalitetin, pasionet, marrëdhëniet e njerëzve në kohët e sotme. Subjekti i saj, vërtitet rreth një gjenerali, ne vitet e para të demokracisë; një kapteri nga koha e diktaturës; dhe një biznesmeni, i ardhur nga provinca në kryeqytet. Midis dy ushtarakëve ndihet diferenca arsimore, sidomos me futjen në NATO, që e detyron gjeneralin në moshë, të nisë mësimet për gjuhën angleze, me mësuese private në shtëpi. Komedia që synon të bëhet edhe film do të shfaqet për publikun të mërkuren me 29 mars në Teatrin e Metropolit.

Sicred