KRYEFAQJA » LAJME » Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakun, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm
Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakun, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ai zëvëndëson në këtë detyrë Gjeneral Brigade Jeronim Bazo.
Sipas njoftimit të presidencës, Gjeneral Brigade Kollçaku ka një karrierë të gjatë e të spikatur ushtarake. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1990 si oficer zbulimi taktik, ai ka shërbyer si Drejtor Drejtorie në Shtabin e Përgjithshëm, e më pas Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes (AISM) në vitin 2015.
Gjeneral Brigade Kollçaku ka shërbyer edhe në pozicione të tjera të rëndësishme në mjedise ndërkombëtare e shumëkombëshe. Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014. Nga tetori 1996 deri në prill 1997 me gradën e atëhershme të Kolonelit, Gjeneral Brigade Kollçaku shërbeu si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji.

Sicred