KRYEFAQJA » LAJME » Gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi i gazit në Velipojë mbetet kritike

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi i gazit në Velipojë mbetet kritike

Gjëndja shëndetësore e dy të plagosurve Besnik dhe Hektor Zenunaj nga shperthimi i një çisterne gazi në një resort në Velipojë, vijon të mbetet kritike. Sipas burimeve nga reparti i djegieve plastike në QSUT, babë e bir, kanë marrë 75% djegie në gjithë trupin. Edhe 19 vjeçarja Saida Spahija është transportuar nga spitali i Shkodrës për në spitain e QSUT për mjekim.
Katër persona të plagosur, dy prej të cileve në gjëndje kritike për jetën, dhe disa të tjerë me lëndime të lehta, janë pasojat e ngjarjes në plazhin e Velipojës, ku rreth orës 10, një nga lokalet më të mëdha, në një nga zonat më të populluara të këtij plazhi, u përfshi nga flakët. Një ditë më parë inspektoriati shtetëror teknik dhe industrial ka reaguar për ngjarjen duke thënë se resorti nuk ka respektuar ligjin duke instaluar fshehur nën tokë çisternën e gazit.

Sicred