KRYEFAQJA » LAJME » Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi në Velipojë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi në Velipojë

Tre nga 20 të dëmtuarit në shpërthimin e zjarrit në resoprtin turistik në Velipojë u transportuan me urgjencë për në repartin e djegie plastikës në Qendrën Spitalore Univeristare Tiranë. Fillimisht me helikopterin e ministrisë së Shëndetësisë u sollën në kryeqytet babë e bir Besnik dhe Hektor Zejnuni që sipas të dhënave janë edhe pronarët e resortit. Të plagosurit mbanin maska oksigjeni, ndërsa njëri prej tyre, 33-vjeçari Zejnuni kishte djegie në fytyrë dhe gjoks. Shefi i Repartit të djegies, Gjergji Belba në një prononcim për mediat ka informuar për gjendjen paraprake të pacientëve. Ai është shprehur se të plagosurit, Besnik dhe Hektor Zenunaj, në 50% të trupit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.Personi i tretë mbërriti në Tiranmë me ambulancë, dhe jo me helikopter, për shkak se gjëndja shëndetësore e pacientit është më e qëndrueshme se e dy të parëve. Ajo është Saida Spahija 19 vjeçe dhe dnodhet jashtë rrezikut për jetën. Më herrët Drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela ka konfirmuar po ashtu se në spitalin e Shkodrës përvec të plagosurve të tjerë po kurohet edhe një infermiere që dha ndihmën e parë, e asfiksuar nga tymi.

Sicred