KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjendja kritike politike në Maqedoni
maqedoni, gjendja politike, kaos, krize politike, rajoni, bota

Gjendja kritike politike në Maqedoni

Në Maqedoni nuk ekziston ndonjë kapacitet i thellë politik i cili do të zgjidhte krizën qe sa vjen e thellohet me kalimin e afateve për krijimin e qeverisë e mbledhjen e kuvendit. Sipas njohësve të zhvillimeve në vend gjendja mund të rëndohet edhe në dhunë qytetare apo ndëretnike. Shenjat e para janë parrulat antishqiptare që hidhen në protestat e mbështetura nga VMRO-ja, por edhe akri i fundit që ndodhi sot në mëngjes, kur persona ekstremistë të panjohur vandalizuan shtëpinë e alfabetit shqip në qytetin e Manastirit, duke zgjedhur enkas ditën e 7 Marsit, simbolin e shkollës shqipe. Kriza politike nga kryeqyteti po shtrihet kështu edhe në nivel lokal. Disa zëra kërkojnë ndërhyrje më të fortë nga faktori ndërkombëtar, dukeë e parë si shpresën e vetme për detyrimin e presidentit t’i japë zgjidhje krizës së fortë. Të tjerë mendojnë se Kuvendi i ri duhet të mbajë seancën e tij të parë e të zgjedhë kryetarin, pa pritur vendimet e presidentit. Kjo sepse, nuk do të përbënte befasi që presidenti të dilte me vendime të tjera vet-interpretuese, të cilat mund të shkojnë në çdo drejtim. VMRO-ja ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjet e Kuvendit në rast se shumica aktuale thërret seancën e parë, por kjo do ta acaronte më tej gjendjen në terren sepse bllokimi fizik i Kuvendit hyn në sferën e përgjegjësisë penale dhe do të përfshinte drejtpërdrejt policinë dhe gjykatat. Nga kabineti i Ivanovit nuk ka ndonjë shenje nëse ky planifikon ta tërheqe vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit. Partitë presin, protestat vazhdojnë dhe tensioni rritet..

Sicred