KRYEFAQJA » LAJME » Gjendja e zjarreve në rajonin qëndror të vendit
zjarri, Gjendja e zjarreve, në rajonin qëndror të vendit

Gjendja e zjarreve në rajonin qëndror të vendit

Një zjarr i rënë paraditen e së enjtes në kufirin ndarës midis Patosit dhe fshatit Rerëz, ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë. Flakët kanë djegur mbi 20 mijë rrënjë ullinj ndërsa është arrestuar një person i cili dyshohet si shkaktar i vënies së flakëve. Për shuarjen e zjarrit u organizuan shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH-së, policia bashkiake si edhe forcat e ushtrisë. Pasi Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë bimësi dhe ullishte ndërsa në orën 19:00, u bë e mundur shuarja totale e tij. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Patos u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi Lefter Kalemi, 56 vjeç, banues në Patos Fshat të Fierit. Ky shtetas, i ka vënë zjarrin ullishtes së tij për ta pastruar por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur tokat me ullishte të disa banorëve të tjerë të kësaj zone. Ndersa bashkia Patos ka ngritur grupet e punes per verifikimin e demeve. Po dje në orët e pasdites një trajler i një ndërmarrje Fason të prodhimit të këpucëve është përfshirë nga flakët në Kombinat të Beratit. Trajleri ishte i parkuar kur është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset dhe kryen menjëherë neutralizimin e flakëve. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkrepëse e hedhur ne pjesën me ambalazh për prodhimin lendës së parë që ndodhej në trajler.

Sicred