KRYEFAQJA » LAJME » Gjëndja e vatrave të zjarrit në vend

Gjëndja e vatrave të zjarrit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 18 vatra zjarri në pothuaj gjithë qarqet e vendit

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 154 zjarrfikës me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca të Ushtrisë, njësi të FNSH si dhe helikopterë.

Qarqet e prekura janë: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Fier, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës, Vlorë. Përveç zjarrit ne pyllin me pisha në fshatin Malaj të Mirditës, Qarku Lezhë, i cili është izoluar por kërkon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e tij, situatat e tjera janë menaxhuar.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Sicred