KRYEFAQJA » LAJME » Gjendja e rënduar e rrugës nacionale Rrëshen – Burrel

Gjendja e rënduar e rrugës nacionale Rrëshen – Burrel

Rruga nacionale Rrëshen-Burrel është në një gjendje të rënduar. Ajo u ndërtua para 4 vitesh dhe është një aks mjaft i rëndësishëm pasi nëpërmjet saj lidhen shumë rrethe e bashki siç janë Peshkopia, Bulqiza, Klosi e Burreli me Rrugën e Kombit si dhe me rrethet e tjera në drejtim të qëndrës së Shqipërisë. Por kjo rrugë sot pas një periudhe 4 vjeçare në shumë vende është jashtë përdorimit. Kjo flet qartë për një punë të dobët të firmës ndërtuese duke filluar nga muret prej betoni të çara në shumë vende. Në to nuk ka asnjë fije hekuri dhe asfalti në humë vende është shkërrmoqur. Por kjo gjendje vazhdon të rëndohet çdo ditë e më shumë pasi rruga nuk ka asnjë lloj mirmbajtjeje megjithëse firma që ka fituar tenderin për këtë punë, paratë i merr rregullisht. I kontaktuar presidenti i firmës mirmbajtëse thotë se nuk ka ndonjë problem, dhe se letrat i ka në rregulli. Është për tu habitur se në një kohë që jepen fonde të konsiderueshme për mirëmbajtjen e rrugëve, në shumë raste këto fonde shpërdorohen.  Drejtuesit e  mjeteve  ankohen për gjendjen e kësaj rruge dhe për mosinteresimin e institucioneve përkatëse.

 

Sicred