KRYEFAQJA » LAJME » Gjendja e pacientëve talasemikë në Lushnjë
Gjendja e pacientëve talasemikë në Lushnjë

Gjendja e pacientëve talasemikë në Lushnjë

Pas shqetësimit të ngritur nga mjekët hematologë të QSUT për gjendjen e vështirë të pacientëve talasemikë në Lushnjë, ku mungesa e vazhdueshme e gjakut ka sjellë pasoja deri në heqjen e shpretkës, TVSH ka takuar këtë të mërkurë disa prej tyre. Ata thonë se pjesa më e madhe e tyre, si ata mbi moshën 25 vjeç e kanë hequr shpretkën si pasojë e problemeve të sëmundjes. Shpresa Lleshi sot është 50- vjeç dhe tregon se me rekomandimin e mjekëve e ka hequr shpretkën shumë vite më parë. Një tjetër prind ka vajzën 27- vjeçare talasemike, dhe gjithashtu tregon se në moshë të vogël vajzës së tij i është hequr shpretka. Mjekja hematologe Arjana Zaka, tregon se heqja e shpretkës tek talasemikët rekomandohet tek moshat e vogla për shkak të sëmundjes së gjakut. Gjate 7- viteve të fundit, vetëm këtë Janar, një vajzë 10 vjeçare, u detyrua të heqë shpretkën, vetëm për shkak të zmadhimit të saj, pasi nuk kishte gjak për të. Çdo muaj në spitalin e Lushnjës marrin gjak 75 pacientë. Për momentin rezervat në gjak janë mjaft të mira, falë dhurimeve vullntare nga Kavaja dhe Elbasani.

Sicred