Të shtunën rreth orës 9.30, shoferi i ministrit të brendshëm është gjetur i vrarë me një plumb në kokë në garazhin e Gardës së Republikës, kur parkohen mjetet e Ministrisë së Brendshme, njoftuan burime zyrtare. Ai është Shkëlzen Qordja, 31 vjeç. Nuk dihen hollësi rreth ngjarjes, por prania e një arme në vendgjarje ka ngritur dyshimet për një vetvrasje. Grupi hetimor i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Policia ka mohuar zërat se i ndjeri ka qenë i pezulluar nga detyra.
