KRYEFAQJA » LAJME » E ardhmja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të KQZ, në vemendjen e analistëve

E ardhmja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të KQZ, në vemendjen e analistëve

Mazhoranca socialiste ka futur në agjende prioritare dy zhvillime të rëndësishme, që pritet të kenë ndikim të fortë në jetën politike të vendit. Bëhet fjalë për shkarkimin e kreut te KQZ-se dhe mandatimin e një prokurori të përgjithshëm tranzitor.

Lëvizjen për shkarkimin e kreut të KQZ Klement Zguri, socialistët e ndërmarrin, pasi e quajnë të shuar dhe pa efekt marrëveshjen politike Rama-Basha, për një kryetar konsensual të KQZ. Si shkak ishte pretendimi se Klement Zguri, sipas socialistëve në heshtje, nuk ndërmori asnjë nismë në KQZ për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, i gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Maxhoranca thotë se Zguri ka shkelur kodin zgjedhor dhe ligjin e dekriminalizimit. Ndaj në seancën e 30 nëntorit, parlamenti pritet të ketë edhe propozimin për shkarkimin e kreut të KQZ.

Lidhur me këtë iniciativë, juristi Çlirim Gjata mendon se kjo është një lëvizje politike. Zoti Gjata shkon më tej, duke aluduar se mazhoranca mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa juristi Sokol Hazizaj, thotë se nisma është në shkelje të ligjit, nëse qëllimi i ligjvënësve nuk vjen si nevojë për korigjime të një vendimi të padrejtë, siç ishte shkarkimi i Denar Bibës, për shkak të marrëveshjes Rama-Basha.

Një tjetër debat është edhe zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm, mandati i të cilit përfundon në 4 Dhjetor. Më herët, socialistët nëpërmjet komunikimeve mediatike kanë njoftuar se pas 4 Dhjetorit në krye te organit të akuzës do ketë një prokuror të ri të përgjithshëm, që do të mbajë këtë detyrë për një periudhë tranzitore.

Sokol Hazizaj,mendon se Prokurori ri i Përgjithshëm, qoftë edhe tranzitor duhet të ketë kaluar procesin e Vettingut.

Çlirim Gjata, hedh idenë e vijimit të detyrës nga Adriatik Llalla, si Prokuror i Përgjithshëm, deri kur Prokurori i ri të zgjidhet nga Këshilli i lartë i prokurorisë.

Në debatin për zëvëndësimin e prokurorit të përgjithshëm OPDAT-i dhe EURALIUS-i kanë formuluar propozimin e tyre. Sipas OPDAT-it dhe EURALIUS-it mandati i kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit dhe ai duhet të zëvendësohet.

Sicred