KRYEFAQJA » LAJME » “Gjanica”, “lumi i vdekjes së qytetit”

“Gjanica”, “lumi i vdekjes së qytetit”

Lumi “Gjanicë” që përshkon përmes qytetin e Fierit vijon të mbetet një problem mjedisor duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Rafineritë e naftës në mënyrë të vazhdueshme një pjesë të mbetjeve hidrokarbure i hedhin në lumë që përveçse sjell ndotje, shkaktojnë edhe një erë të rëndë si pasojë e përbërësve kimikë dhe derivateve të naftës përpunuar.
“Në mëngjes nuk merr dot frymë nga era e gazit. Të vegjlit e vuajnë më shumë, se mushkritë tona kanë mbaruar” thotë me keqardhje një i moshuar. “Edhe ky lum na duhej se i kemi të gjitha mbeturinat” thotë një tjetër banor. “Na helmuan, se çfarë do bëhet” thotë i dëshpërur një tjetër banor. Sipas tyre ndotjet vijnë nga UPTH e Ballshit.
Kjo situatë është e pranishme çdo ditë e ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë. Disa aksione më shumë qëndrojnë në nivelet e retorikës politikës. Dhe sikur të mos mjaftonin mbetjet e hidrokarbureve, në këtë lumë derdhen mbeturinat urbane së bashku me mbetjet spitalore duke e kthyer Gjanicën, sipas firakëve në “lumin e vdekjes së qytetit”.

Sicred