KRYEFAQJA » LAJME » Gioia Tauro, sekuestrohen 65 milion euro kokainë
Gioia Tauro, sekuestrohen 65 milion euro kokainë

Gioia Tauro, sekuestrohen 65 milion euro kokainë

Policia Financiare Italiane ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një sasi rekord lënde narkotike të tipit kokainë me vlerë 65 milionë euro. Në portin e Gioia Tauros në Reggio Kalabria ajo zbuloi se në një kontainer të nisur nga Seattle (SHBA) me tranzit në Panama dhe destinacion final portin e Ankonës ishin fshehur 308 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër. Kokaine ishte paketuar në 271 pako dhe vendosur në 8 çanta udhëtimi. Mendohet se vlera e shitjes së saj në treg do të sillte një përfitim prej 65 milionë euro.Gjatë vitit 2017 në portin Gioia Tauro të Rexhio Kalabrias janë sekuestruar rreth 2000 kg kokainë, 1000 kg prej të cilave vetëm në dy muajt e fundit.

Sicred