KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gërmime arkeologjike në Albanopolis

Gërmime arkeologjike në Albanopolis

Një grup arkeologësh shqiptarë dhe gjermanë, kanë nisur gërmime arkeologjike në rrënojat e qytetit antik ilir të Albanopolisit, mbi qytetin e Krujës. Gërmimet janë në kuadrin e një nisme të Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Universitetit “Gëte” të Frankfurtit.
Gërrmimet kanë filluar që më datë 1 prill dhe do vazhdojnë deri nga data 24. Aktualisht gërmimet po kryhen ne zonen e nekropolit romak, ku janë zbuluar deri tani 4 varre romake të cilët i përkasin shekullit të 3-4 të erës sonë.
Në këto varre janë gjetur objekte të ndryshme si ene qeramike, ene qelqi, stoli të ndryshme bronxi e argjendi si dhe disa monedha. Kalaja e Albanopolisit është ndërtuar në shekullin 7-6 para erës sonë. Ajo ishte qendra e fisit ilir me emrin Albane. Për këtë qytet të lashtë ilir, filozofi grek Ptolemeu ka shkruar se qyteti antik i Albanopolis ka qenë kryeqendra e gjithë Ilirisë.
Qyteti pësoi dëmtime e shkatërrime të mëdha gjatë luftës Iliro-Romake e cila e shkatërroi nga themelet këtë qytet madhështor.
Qyteti ka formën e një trekëndëshi ku baza e tij është në anën perëndimore, ndërsa kulmi në anën lindore të tij. Qyteti ka një sipërfaqe prej 10.3 hektarë.
Gërmimet e para në këtë qytet të lashtë filluan në vitin 1871 nga arkeologu i famshëm austriak Hajn dhe vazhduan gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologu i shquar Plashnik. Pas çlirimit të vendit gërmimet i vazhduan arkeologet shqiptare Hasan Ceka dhe i biri Neritan Ceka. Një punë të lavdërueshme ka bërë dhe arkeologu Selim Islami.
Për rëndësinë që ka me anë të projektit 100 fshatrat kjo zonë do futet në të gjitha guidat dhe itineraret turistike.

Sicred