KRYEFAQJA » LAJME » Gerda Meuer: Seksioni në shqip i DW shumë i rëndësishëm

Gerda Meuer: Seksioni në shqip i DW shumë i rëndësishëm

Drejtoresha Ekzekutive e Programacionit në televizionin gjerma, Deutsche Welle, Gerda Meuer gjendet për një vizitë në Shqipëri për një bashkëpunim mediatik me RTSH. Por ajo ka dhënë edhe një intervistë për TVSH, duke nisur nga ndryshimet që televizioni ku ajo drejton ka bërë në filozofinë e programeve të tij pas luftës së ftohtë.
Gerda Meuer: DW ka ndryshuar shumë në këto 25 vite e sidomos në 5 vitet e fundit. Kjo ka të bëjë me procesin e dixhitalizimit dhe ndryshimin e mënyrës së komunikimit me auditorin. Tashmë hyjmë direkt në dialog përmes platformave dixhitale, rrjeteve sociale, me përdoruesit e internetit, iu drejtohemi njerëzve me gjuhën e tyre. Por nuk është vetëm platforma dixhitale. Fjala magjike është besimi që kemi krijuar te njerëzit, pavarësia e medias, gjë që njerëzit e dallojnë shumë shpejt. Konkurrenca është shumë e fortë, por audienca jonë rritet nga dita në ditë falë pavarësisë sonë.

RTSH: Cilat janë programet më të reja të Deutsche Welle, që përkojnë me nevojat e njerëzve?

Gerda Meuer: Ne së fundi kemi një format ekskluziv të sukseshëm në arabisht, Shabhat Talk, që në një dialog të drejtpërdrejt me njerëzit trajton tema tabu për të cilat shoqëria nuk guxon të flasë.

RTSH: Për të ndalur terrorizmin për shembull cfarë keni menduar?

Gerda Meuer: Siç më tha drejtori i Washington Post: “Ne nuk jemi në luftë, por në punë”…

RTSH: Sa rëndësi ka për Gerda Meuer seksioni në gjuhën shqipe i DW, i cili po mbahet, paçka se BBC për shembull e ka mbyllur këtë seksion?

Gerda Meuer: Programi në gjuhën shqipe është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, Maqedoninë apo Greqinë etj, aty ku ka shqiptarë. Në krahasim me BBC që e mbylli seksionin shqip do thoja që ne jemi Europa, Shqipëria është në Europë, BBC ka dalë nga Europa, kështu që ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm sa kohë njerëzit do kenë interes. E mbajmë sepse bëhet fjalë për të ruajtur dialogun, që të komunikojmë së bashku. Por Gjermania mund të japë kontribut edhe për të shkuarën komuniste. Ma kujtoi këtë vizita që bëra sot në muzeun e shtëpisë së gjetheve në Tiranë, e cila është hapur edhe me konsulencë gjermane.

RTSH: Bazuar në lajmet që vijnë nga Shqipëria, si e percepton në kohë Shqipërinë nga Gjermania, apo tashmë që po e prek nga afër?

Gerda Meuer: Perceptimi i Shqipërisë në mediat gjermane apo timen kohët e fundit ka qenë vala e emigrantëve shqiptarë në Gjermani. Gjatë vizitës sime të parë këtu kuptova që këtu diçka po lëviz, po ndryshon infrastruktura, po përmirësohet jeta, dmth ka shpresë.

Sicred