KRYEFAQJA » LAJME » Gentjan Mezani për ndeshjen me Flamurtarin
Gentjan Mezani për ndeshjen me Flamurtarin

Gentjan Mezani për ndeshjen me Flamurtarin

Fundjava e ardhshme në kampionatin e kategorisë superiore, rezervon një përballje midis Flamurtarit dhe Laçit. Dy skuadra që për momentin gëzojnë një formë të mirë dhe vijnë pas fitoreve respektivisht me Vllazninë dhe Skënderbeun. Gentjan Mezani, që dikur ka drejtuar edhe Flamurtarin ndodhet tashmë në krye të Laçit. Si një vlonjat ai uron më të mirën për skuadrën e qytetit të tij por tashmë ai drejton Laçin ndaj gjithë preokupimi dhe vëmendja janë të drejtuara ndaj tij. Mezani është i ndërgjegjshëm që ndeshja do të ketë shumë emocione, sidomos kur do të luhet në stadiumin Flamurtari dhe përballë do të ketë tifozët vlonjatë.  Ndërsa për rezultatin e sfidës Flamurtari-Laçi, ai nuk jep një përgjigje.

Sicred