KRYEFAQJA » LAJME » Gentian Mezani për Laçin

Gentian Mezani për Laçin

Fitorja e thellë në fushë kundërshtare, vendi i tretë aktualisht në kategorinë superiore, zgjedhja për të drejtuar skuadrën e Laçit apo edhe marrëdhëniet me lojtarët, presidentin e tifozerinë. Për të gjitha këto trajneri i Laçit, Gentian Mezani flet në RTSH Sport. Fillimisht vlonjati e cilëson se ka bërë zgjedhjen e duhur kur ka vendosur të drejtojë Laçin. Ai ka gjetur një skuadër që ka në përbërje futbollistë të rinj që kërkojnë të jenë protagonistë. Gjithashtu edhe me presidentin e ekipit ka gjetur gjuhën e përbashkët.

Pavarësisht rezultateve, Mezani u ka thënë lojtarëve që të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk ka vend për eufori.

Trajneri vlonjat i Laçit flet edhe për ndeshjen me Lushnjën. Ai thotë se kishte frikë nga ky kundërshtar që mund të surprizonte. Por rezultati tregoi se Lushnja nuk e njihte si duhet Laçin.

I pyetur për objektivin, Mezani shprehet se nuk ka ndonjë të tillë konkret, përveçse të bëjnë sa më shumë pikë dhe të qëndrojnë sa më lart në renditje, në mënyrë që të mos vuajnë në fund të kampionatit. Aktualisht Laçi renditet i treti në kategoriënë me 10 pikë.

Sicred