KRYEFAQJA » LAJME » Gent Kame sjell “Shtëpia e vjetër”

Gent Kame sjell “Shtëpia e vjetër”

Një kullë 250 vjeçare në Mirditë është sheshxhirimi i filmit të shkurtër “Shtëpia e vjetër” që kaloi me sukses provën e parë me publikun në kinema. Sprovë e parë si regjisor e aktorit Gent Kame. Me këtë film jo vetëm bën hapin e parë nga pas kameras, por edhe eksperimenton me thrillerin në imazh. “Kam 20 vjet që jam në anën tjetër të kameras si regjizor. Ishte prova ime e parë dhe ishte e nevojshme që une të dija çfarë kisha mësuar. Të futesh në rrjedhën e regjisë duhet të shkosh nga filmi i shkurtër” thotë regjizori Kame për RTSH.
Filmi me ritëm në imazh dhe në rrjedhe, na rrëfen historinë e një çifti të ri turistësh që ngecin në Malësitë shqiptare në kërkim të aventurës. Në një kullë në veri ata do gjejnë shpëtim apo mister, loja psikologjike e autorit vjen bukur në interpretimin e aktoreve Bruno Shllaku dhe Paskualina Gruda. Së bashku me ta në kast janë edhe aktorët nga Shkupi Mia Kantardzieva dhe Teoman Maksut. “Është një çift turistësh të huaj të cilët kanë paragjykimet e tyre. Ata vijnë në Shqipëri, kanë atë frikën, por gjithësesi i tërheq ky vend i mistershëm, dikur i izoluar, por i hapur prej pak kohësh, me një natyrë të jashtëzakonshme” thotë Kame. Ai kujton se për të gjetur kullën ku është xhiruar filmi ju është dashur gati dy muajKulla ku është xhiruar filmi.
Teksa filmi lëkundet jo vetëm në muzikën sqimatare të kompozitore të Endri Shanit, por edhe në ndodhi të çuditshme brenda kësaj kulle ku duket se jetojnë fantazmat e së shkuarës, zgjidhja finale nuk i le gjë mangut një filmi mister. Gent Kame tashmë po punon për filmin me metrazh të gjatë që premton të jetë surprizues.