KRYEFAQJA » LAJME » Genoveva Ruiz-Calavera, emri i parë i përzgjedhur mes anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të “Vettingut”
Genoveva Ruiz Calavera

Genoveva Ruiz-Calavera, emri i parë i përzgjedhur mes anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të “Vettingut”

Tashmë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për procesin e “Vettingut” ka një emër të konfirmuar, duket se procesi i votuar njëzëri në parlamentin shqiptar do të nisë seriozisht një rrugëtim të konsideruar sa të pamundur në fillim të tij, tani model për rajonin. Genoveva Ruiz-Calavera e bërë publike nga media në Shqipëri si emri i parë i përzgjedhur mes anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të drejtuar të gjithë anëtarët e tjerë që janë paralajmëruar nga media se do i takojnë Gjermanisë, Austrisë, Holandës e Italisë. Drejtoresha për Ballkanin perëndimor në Komisionin Europian që prej majit të vitit të kaluar, ka një përvojë të shtrirë në kohë me menaxhimin e auditimin e financave dhe marrëdhënieve të politikës së jashtme që nga viti 1992 kur nisi punën në Komisionin Europian në fushën e tatimeve dhe doganave. Ruiz Kalavera që ka punuar në taskforcën e KE-së për rindërtimin e Kosovës, pritet të drejtojë një operacion që duket kyç për thelbin e një reforme që do duhet të pastrojë sistemin e drejtësisë në vend. Duke iu referuar postit të saj aktual, drejtoreshë e Ballkanit perëndimor, duket se investimi i Komisionit Europian mbi një proces të tillë është mëse autoritar dhe me kërkesë të lartë për një produkt të qëndrueshëm. Realizimi i tij në terren do të duhet të çojë në një sistem drejtësie që siguron dhënien e saj në kohë dhe mbron qytetarët e pronën në Shqipëri.

Sicred