KRYEFAQJA » LAJME » Bota » General Motors planifikon Cruise AV
General Motors planifikon Cruise AV

General Motors planifikon Cruise AV

General Motors ka zbuluar planet ambicioze për prodhimin e një makine pa shofer dhe pa pedale në vitin 2019. Makina e quajtur Cruise AV, është projektuar për të vepruar në mënyrë të sigurtë, pa shofer, timon, pedale ose kontrolle manuale. General Motors shpreson se makinat do të ndihmojnë për të zvogëluar numrin e aksidenteve në rrugë. Makinat autonome do të jenë të gjitha elektrike, duke ulur ndotjen e ajrit nga automjetet dhe kontribuar në një mjedis të mirë. Ndërsa mund të mendoni se mungesa e pedaleve ose e timonit do të ishte e rrezikshme, General Motors thotë se siguria është projektuar në çdo hap të vetëm të dizajnimit, zhvillimit, prodhimit dhe testimit. Sistemi autonom mbështetet në sensorë të ndryshëm, që lejojnë veturën të shohë mjedisin rreth tij në 360 gradë. Klientët mund të përdorin një aplikacion në telefon për te udhezuar makinën mbi adresën se ku duan të shkojnë.

Sicred