KRYEFAQJA » LAJME » GEGA SYNON PODIUMIN NË EVROPIANIN E BEOGRADIT

GEGA SYNON PODIUMIN NË EVROPIANIN E BEOGRADIT

Atletja e mirënjohur shqiptare, Luiza Gega, do të konkurrojë të premten në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, ku ajo i rikthehet garës së vjetër të saj, duke synuar podiumin kontinental. “Ishte një moment që e ke të vështirë për të vendosur se ku do merrja pjesë në 3000 metra apo 1500 por që në moment të fundit vendosa të marr pjesë në 1500 metra, ta provoj për herë të fundit. Jemi në fakt 5 vajza që jemi shumë afër njëra-tjetrës me rezultat, pra do luftojmë të gjitha për tre medalje, sigurisht që do synoj medaljen” tha Gega.

Për Gegën, në qendër të vëmendjes mbetet gara e 3,000 metrave me pengesa, ku ajo ka synime madhore. “3000 metra me pengesa aty në fakt flas me optimizëm sepse e di që aty kam disa mangësi aty dhe përmirësimi i rezultatit do jetë i dukshëm. Pastaj objektiv kryesor kam kampionatin botëror që zhvillohet në Londër në verë, aty do synoj arritjen time më të madhe . Shpresoj shumë top pesëshen do ishte super” theksoi më tej Luiza Gega.

Luiza Gega është nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa, ndërsa vjen në garën e Beogradit pas një paraqitje të shkëlqyera në disiplinën e 1,500 metrave, ku sapo ka thyer edhe rekordin kombëtar.

Sicred