KRYEFAQJA » LAJME » Gega për Kastriotin

Gega për Kastriotin

Partizani luan me Kastriotin, një skuadër e rikthyer sivjet në kategorinë superiore. Në dy ndeshjet e para krutanët kanë marrë një fitore dhe një humbje. Por sa e njeh trajneri  Partizanit, Skënder Gega skuadrën krutane.

Të kuqtë fituan me Kamzën ndeshjen e kaluar, por trajneri Gega nuk është i kënaqur me lojën që bënë futbollistët e tij. Në fushë u shfaq një skuadër me dy fytyra. Ai shprehet se pret më shumë nga lojtarët e tij pasi në stërvitje japin më shumë.

Nga Partizani është larguar progni, një nga golashënuesit më të mirë të të kuqve. Gega shprehet se ka qenë dëshirë e vetë futbollistit për të ikur, mejithëse ai e kishte në planet e tij. Megjithë largimin e tij, Gega pranon se në skuadër ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë atë.

Bruno Telushi do të luajë sivjet me Partizanin. Mefsuhori e ka lënë pas dëmtimin dhe shpreson të japëmaksimumin. Ndërsa sfidën me kastriotin Telushi thekson se e kanë vlerësuar shumë.

Ndeshja Partizani-kastrioti luhet të shtunën në Elbasan Arena, në orën 19.45

Sicred