KRYEFAQJA » LAJME » Gega ka triumfuar “Tarragona 2018”, fiton medaljen e arit në disiplinën 3000 m/p
Gega kualifikohet më tej në Kampionati Evropian të Atletikës

Gega ka triumfuar “Tarragona 2018”, fiton medaljen e arit në disiplinën 3000 m/p

Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa. Gega regjistroi kohën 9 minuta, 27 sekonda e 73 të qindtat. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në lojërat mesdhetare të këtij edicioni. Shqiptarja la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62.
Mbrëmja e së enjtes në Tarragona të Spanjës ka patur edhe dy arritje të tjera për sportin shqiptar. Përveç rekordit kombëtar të atletit Franko Burraj, në 400 m, ka patur një sigurim të medaljes së bronztë nga boksieri vlonjat Krenar Zeneli.

Sicred