KRYEFAQJA » LAJME » Gazetarë-autorë, një traditë që vijon në gazetarinë shqiptare
Gazetarë-autorë, një traditë që vijon në gazetarinë shqiptare

Gazetarë-autorë, një traditë që vijon në gazetarinë shqiptare

Unioni i Gazetareve Shqiptare është paraqitur për herë të parë në Festivalin “Ditë Netët e Librit”, organizuar nga Klik Ekspogroup. Festivali është konceptuar si një paradë idesh dhe kontributesh edhe në fushën e botimeve. Organizata aktive e gazetarëve shqiptarë në stenden e vet, zgjodhi të ekspozonte një vitrazh botimesh ndër vite të gazetarëve të njohur të vendit. Janë botime autoriale me publicistikë, letërsi memorialistike dhe dokumentare, investigime si dhe monografi që lidhen me ngjarje dhe personazhe historike të Shqipërisë.
Emra të njohur të gazetarisë së sotme shqiptare paraqiten librat e tyre. Gazetarët Fatos Baxhaku, Ben Andoni, Roland Qafoku, Aleksandër Çipa, Rudina Xhunga, Ramadan Çipuri, kishin kopjet e librave të tyre të botuara ndër kohë.
Kryetari i UGSH-së, Aleksandër Çipa u shpreh para stendës së panairit, se kjo paraqitje dhe ekspozimet e librave janë kumt i një vazhdimësie në traditën e shkëqyer shqiptare dhe sidomos të gazetarisë sonë në 100 vitet e fundit. Sipas Çipës, tradita mes viteve ‘20-40 e shekullit të shkuar, kur emrat më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare si Branko Merxhani, Krist Maloku, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Petro Marko etj, në formë tjetër dhe me valenca të ndryshme, vijon në ditët e sotme dhe në dekadat pasuese. Janë dhjetra kolegë që pasurojnë bibliografinë shqiptare me punime dhe sjellje të reja autoriale të cilat pasurojnë kulturën dhe mendimin bashkëkohor shqiptar si dhe bëjnë të mundur të lënë trashëgimi për kulturën dhe deontologjine e sotme profesionale në gazetarinë e Shqipërisë së shekullit XXI. Kjo është një mënyrë për ta parë dhe njohur gazetarinë shqiptare të pashkëputur nga kontributi dhe puna studimore e shkrimore e gazetarëve më të njohur të skenës mediatike të dekadave të fundit.

Sicred