KRYEFAQJA » LAJME » Gazeta serbe “Kurir” për Edi Ramën

Gazeta serbe “Kurir” për Edi Ramën

Mediat serbe prej disa ditësh hapën me kryetituj mbi marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi dhe me spekulime mbi deklaratat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, kurse sot gazeta e madhe serbe “Kurir” ka zgjedhur për kopertinën dhe kryetitullin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se po kërcënon serbët. “Edi Rama kërcënon me luftë: Serbë, të gjithëve do t’ju shkelim në qoftë se vetëm një centimetër do të hyni në Kosovë”, është kryeartikulli i gazetës serbe. Artikulli i referohet paraqitjes së fundit në kryeministrit shqiptar bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në një emision televiziv. “Kurir” shkruan se Thaçi ka kërcënuar se serbët do të detyrohen ta rrënojnë murin në Mitrovicë, kurse Rama eshte shprehur se do ta sulmojë Serbinë, shkruan gazeta. “Ndërsa Beogradi bën thirrje për paqe dhe përmbajtje, shqiptarët nuk pushojnë duke kërcënuar me luftë. Rama ka shkuar edhe një hap më tutje duke kërcënuar se ‘Kosova dhe Shqipëria bashkarisht do ta mbrojnë territorin e tyre’ dhe se do të reagojnë ndaj çdo ndërhyrjeje të Serbisë në Kosovës”, shkruan gazeta serbe.

Sicred