KRYEFAQJA » LAJME » Gazeta “Fterra jonë” feston 20 vjetorin
Gazeta "Fterra jonë" feston 20 vjetorin

Gazeta “Fterra jonë” feston 20 vjetorin

Gazeta “Fterra jonë” ka tashmë 20 vjet që publikohet dhe në këtë përvjetor botuesit, kontribuesit e kësaj gazete janë mbledhur së bashku. Numri i parë i kësaj gazete doli në majin e vitit 1997 për të arritur deri në 2017 me numrin e 97.
Një nga themeluesit e gazetës Muzafer Kërkuti në fjalën e tij theksoi se kjo gazetë në të gjithë numrat e saj ka sjellë për të gjithë fterriotët, historinë, kulturën e fshatit, por edhe ka tejçuar dije në brezat e rinj. Me përparimin teknologjik kjo gazetë është tashmë edhe online dhe mund të lexohet nga shqiptarët anë kënd botës duke i bërë të njihen më afër fshatit të tyre. Fshati Fterrë shtrihet në jug-perëndim të Kurveleshit. Territori i fshatit është malor dhe kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi nivelin e detit.