KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gaza, vritet një fermer palestinez

Gaza, vritet një fermer palestinez

Një fermer palestinez u vra sot dhe një tjetër u plagos nga predhat e një tanku izraelit. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Incidenti u konfirmua edhe nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite. -Gjatë natës, dy të dyshuar iu afruan gardhit të sigurisë dhe filluan të vepronin në mënyrë të dyshimtë. Pas kësaj, ata u qëlluan me tank, – u shpreh ai. Por dëshmitarë nga vendngjarja u shprehën për mediat e huaja se dy personat po mblidhnin majdanoz në një fushë aty afër. Ngjarja ndodhi pak orë para zhvillimit të protestës gjashtëjavore të planifikuar nga palestinezët në kufirin me Izraelin, përmes së cilës do të kërkohet që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen aty ku tani është Izraeli. Ata kanë ngritur dhjetra tenda në pesë vende përgjatë kufirit. Protesta e quajtur Marshi i Madh i Kthimit fillon këtë të premte, ditë në të cilën përkujtohet vrasja e gjashtë protestuesve nga forcat e sigurisë së Izraelit gjatë demonstratave të zhvilluara në vitin 1976 kundër konfiskimit të tokës. Ajo është planifikuar të përfundojë në datën 15 maj, datë të cilën palestinezët e quajnë “Dita e Katastrofës” dhe e cila shënon zhvendosjen e qindra mijërave palestinezëve gjatë konfliktit që mbizotëroi krijimin e Izraelit në vitin 1948.

Sicred