KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gati zona e parë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik

Gati zona e parë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik

Agjencia e Prokurimeve ka shpallur fituesin e konçensionit të Spitallës, pas ankimimit që u bë në muajin maj të këtij viti. Fitues është bashkimi i përkohshëm i tre kompanive shqiptare. Sipas njoftimi zyrtar, kompanitë shqiptare fitojnë të drejtën për “Ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik me sipërfaqe, 101.2 ha në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99 vjet”. Po çfarë përfitimesh siguron ligji për investitorët e Spitallës? Sipas autoriteteve zhvilluesit dhe përdoruesit përjashtohen nga pagesa e 50 për qindëshit të normës së tatim fitimit për pesë vitet e para. Brenda tre viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore, 20 për qind e shpenzimeve kapitale vjetore. Furnizimi i mallrave shqiptare, të destinuara për t’u vendosur në zonë konsiderohen si furnizim për eksport me shkallë zero të TVSH Projekti përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa ndërtimet e realizuara në zonë, përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesë vjeçare. Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin, njihen 150 % e vlerës gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit. Pra, merr tre punonjës, por shteti paguan koston për dy. Në qoftë se investuesi do të shpenzojë 1 mijë dollarë për trajnimin e një punonjësi, për arsye fiskale, për llogari të tatim-fitimit, i njihet dyfishi, 2 mijë dollarë, një lehtësi e drejtpërdrejtë. Kinezët dhe italianët shfaqën të parët interes për të zhvilluar Zonën e Teknologjise dhe Ekonomike të Spitallës, në Durrës, oferta e skualifikuar e të cilëve parashikonte një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë dollarë.

Sicred