KRYEFAQJA » LAJME » Gati stadiumi më i madh në botë

Gati stadiumi më i madh në botë

Stadiumi më i madh në botë? Do të bëhet shumë shpejt. Do të ketë një kapacitet prej 135 mijë vendesh dhe do të jetë i ndërthurur modernja me antiken. Por nuk do të ndërtohet në një tokë ku është luajtur tradicionalisht futboll. Jo në Itali, Angli, Gjermani, Brazil apo Argjentinë. Madje as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kinë, ku futbolli po bëhet gjithnjë e më i luajtur e më shikueshëm. Stadiumi i rekordeve do të bëhet në Irak. Do të quhet ‘The Lion of Babylon’ Luani i Babilonisë dhe historia që ka frymëzuar ndërtimin e këtij stadiumi është e jashtëzakonshme. Stadiumi kolosal, do të financohet nga Arabia Saudite, që për shumë vite ka qenë në armiqësi me Irakun për arsye gjeopolitike. Arsyeja? për një bast të humbur. Gjithçka ka nisur në 28 shkurtin e vitit të kaluar, kur në Bassora, Iraku dhe Arabia Saudite kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë miqësore, pas problemeve që kishin midis dy vendeve. Në stadium kanë qenë edhe mbreti Salman bin Abdul Aziz, i cili i premtoi kryeministrit Al-Abadi se do të ndërtojë një stadium nëse humbet ndeshjen. E kështu do të ndodhë. menjëherë kanë nisur projektet, të cilat i janë besuar arkitektit të ri, Abdul Rutha i cili është frymëzuar nga historia e Irakut. Hyrja e kësaj strukture, do të quhet porta e Ishtarit, si hyrja antike e qytetit të babilonisë që i ngjan një luani. Impianti i ri do t’i kalojë përmasat e stadiumit aktual më të madh në botë, Rungrado May Day Stadium. Një stadium i tillë ndodhet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pjonjang, i cili është shtetëror dhe ka një kapacitet prej 120 mijë vendesh. Por ky do të kalojë në vend të dytë, pasi do të kalohet nga stadiumi i ri madhështor, “Luani i Babilonisë”.

Sicred