Shqipëria luan sot kundër Skocisë në “Loro Boriçi” në Shkodër, në takimin e katërt në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Pas tre takimeve ajo ka grumbulluar 3 pikë dhe do të synojë fitoren me më shumë se 4 gola për të shpresuar te kualifikimi. Për Skocin mjafton një fitore për tu ngjitur në Ligën B. Arbitri kryesor do të jetë Vladislav Bezborodov, ndërsa ndihmësa të tij do të jenë Valeri Danchenko dhe Maksim Gavrilin.
