KRYEFAQJA » LAJME » Gati mikroçipet për të “parë” përtej lëndës
Gati mikroçipet për të "parë" përtej lëndës

Gati mikroçipet për të “parë” përtej lëndës

Qëndrojnë në majën e gishtave, mikroçipët e rinj që lejojnë të “shikohet” përtej lëndës: duke shfrytëzuar valët elektromagnetike në bandën terahertz, shumë më të sigurta se rrezet X, dhe për këtë mund të gjejë zbatim në sektorë të ndryshëm, nga mjeksia te siguria, nga kimia në komunikim. Çipet që u bënë në Universitetin Princeton, në SHBA, janë përshkruar në dy artikuj të publikuar nga IEEE Journal of Solid State Circuits.

Valët terahertz janë impulse elektromagnetike që zgjasin një të mijëtën e të mijëtës së sekondës: vendosen mes mikrovalëve dhe valëve infra të kuqe, dhe kanë karakteristika të veçanta që i bëjnë shumë interesante në fushën e shkencore. Valët terahertz, për shembull, kanë aftësinë të tejkalojnë pjesën më të madhe të lëndëve jo të përçueshme: për këtë mund të hyjnë në punë për të parë nëpermjet rrobave dhe valixheve në aeroport. Përveç kësaj kanë aftësinë të kalojnë indet e trupit të njeriut, dhe duke qënë më pak energjike se rrezet X, nuk dëmtojnë qelizat dhe ADN-në e tyre. Për të krijuar dhe kapur këto valë, deri tani duheshin aparatura shumë të mëdha dhe të kushtueshme, që e bënin të vështirë zbatimin jashtë laboratorëve të kërkimit.

Inxhinierët e Princton arritën ta kalonin këtë pengesë duke e zvogluar shumë këtë teknologji të nevojshme në dy mikroçipe të thjeshtë si ata që gjenden në smartfone dhe tableta, thë thjeshtë për t’u prodhuar me shumicë dhe me një çmim prej pak dollarësh secili. Çipi i parë krijon disa gjatësi vale, që mund të kombinohen për të formuar një impuls të veçantë. Ndërsa çipi “antenë” ka një strukturë metalike që, pasi të goditet nga valët, krijon një fushë magnetike specifike për sinjalin në hyrje: “në vend që të lexohen drejt për drejtë valët, lexojmë strukturën që krijojnë”, shpjegon drejtuesi i kërkimit, Kaushik Sengupta. “Është pak a shumë si të gjesh pikat e shiut duke parë valëzimet që krijojnë në një pellg uji”.

Sicred