KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gati karnavalet e Korçës

Gati karnavalet e Korçës

Korça po u jep dorën e fundit përgatitjeve për të pritur Festivalin e 12-të Ndërkombëtar të Karnavaleve. Të shtunën në orën 18:00 nis parada e grupeve profesioniste të karnavalistëve 15 grupe vetëm nga Korça, të tjera grupe nga Tirana, Greqia, Maqedonia, Bullgaria e Mali i Zi . Itinerari i tyre nis nga Lendina e Lotëve, vijon tek pedonalja e përfundon tek Pazari i Vjetër i qytetit ku do të zhvillohet dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve: “Do të kemi diçka të veçantë në këtë festival karnavalesh. Do të kemi grupe që lidhen shumë me Korçën dhe që vijnë për herë të parë. Do të jetë grupi i mollëve të Korçës dhe do të kemi gjithashtu grupin e veshjeve të krahinës kur është shpallur autonome Korça. Pra veshjet para 100 vjetësh, si janë veshur korçarët dikur” tha Zamira Kita Drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës. “Këtë vit është ndryshe sepse vijmë me simbolin e Korçes vijmë me mollën. Mendoj se kam arritur diçka të mirë. Përçes se mollës ktë vit do të parakalojnë edhe 8 persona në katër veshje të ndryshme të grupit ABA dhe me performancë dhe me veshjet e tyre përkatëse” tha kostumografja Lirika Pojani. Karnavalet e Korçës, kanë filluar të festohen para viteve 40-të, e trajtonin me humor problematikat e kohes dhe shoqërisë, por u ndërprenë pas viteve 60 për t’u rikthyer pas vitete 90-të në një traditë të përvishtme dhe që shënon dhe për çeljen e sezonit turistik të qytetit të Korçës.