KRYEFAQJA » LAJME » Gati gara për kandidatët e Vettingut
Gati gara për kandidatët e Vettingut

Gati gara për kandidatët e Vettingut

Të hënën në orën 24.00 përfundon afati për të gjithë kandidatët që patën mundësi shtesë të plotësonin dokumentet që u mungonin për tu zgjedhur në institucionet e Vettingut. Komisionerët e Avokatit të Popullit do të presin deri në mesnatë për dorëzimet e fundit të dokumenteve. Burimet të këtij institucioni i thanë RTSH, se deri tani janë 95 kandidatë që kanë riplotësuar dosjet e tyre me dokumente shtesë. Plotësimi i dokumenteve sipas vendimit të Parlamentit u jep shansin kandidatëve të rinj të hyjnë tek lista A, apo siç quhet lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Burimet saktësojnë se duke u nisur nga e marta, Avokati i Popullit nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar do të kryejë kontrollin e dosjeve të kandidatëve.
Aktualisht janë vetëm 21 kandidatë që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e organeve të Vettingut. Tetë të tjerë kanë rekomandime negative. Ndërkohë futja në garë edhe e kandidatëve që po plotësojnë dokumentet i jep mundësi Parlamentit të përzgjedhë për 27 vende mes më shumë se 65 kandidatëve.
Pritet që gjatë javës së parë të Muajit Prill listat e kandidatëve të dorëzohen në Parlament.

Sicred