KRYEFAQJA » LAJME » Gati emrat për kreun e Reformës Zgjedhore
Institucionet e Drejtësisë, ngrihet nënkomisioni Ad - HOC

Gati emrat për kreun e Reformës Zgjedhore

Parlamenti vendos pas dy ditësh për nisjen nga puna të Reformës Zgjedhore. Të enjten në seancën plenare të rradhës do të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga dy grupet më të medha parlamentare për ngritjen e komisionit bipartizan, që do të hartoje nga e para ligjin më të rëndësishëm politik, siç është Kodi i Zgjedhjeve.
Burimet pranë grupeve parlamentare bëjnë me dije se socialistët do të caktojnë Bledi Çuçin si bashkëkryetar të Komisionit te ri per reformen zgjedhore, ndërsa demokratët do të rivendosin përballë tij, Oerd Bylykbashin.
Me interes pritet pozicionimi i grupit parlamentar të LSI në këtë proces tashmë kur kjo forcë politike është në opozitë. Në komisionin e shkuar të Reformës Zgjedhore, LSI ishte e pozicionuar në krahun e shumicës parlamentare. Komisioni do të ketë pesë anëtarë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita.

Sicred