KRYEFAQJA » LAJME » Gaspar: Neymar do të jetë gati 100% në botëror

Gaspar: Neymar do të jetë gati 100% në botëror

Neymar ka mbërritur me helikopter në qendrës stërvitore të kombëtares së Brazilit, ku kanë nisur përgatitjet për botërorin Rusi 2018. Ai do të jetë gati 100% për ndeshjen e parë të pesë herëve kampionëve të botës. Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i skuadrës braziliane, Edu Gaspar. “Përgatitësit tanë fizikë janë optimistë, madje të sigurtë se Nejmar do të jetë gati 100%, fizikisht por edhe emocionalisht për ndeshjen e parë më 17 qershor, kundër Zvicrës. Kështu u shpreh ish-mesfushori i Arsenalit në një konferencë shtypi nga qendra e grumbullimit të Brazilit, e vendosur në malet e Teresopolis, afër Rio de Janeiro. I dëmtuar në këmbë në fund të shkurtit, lojtari më i shtrenjtë në historinë e fundit, Nejmar nuk ka luajtur për gati tre muaj, ndërsa ka nisur stërvitjen me top prej 8 ditësh. Përgatitjet e Brazilit për Kupën e Botës filluan zyrtarisht të hënën, me ardhjen e 16 prej 23 lojtarëve të thirrur një javë më parë nga trajneri Tite. Neymar arriti me helikopter pak para mesditës me Thiago Silva, shokun e tij në Paris SG, Douglas Costa dhe Renato Augusto. Ai ka takuar fillimish Marquinhos, sapo ka mbëritur në qendrën stërvitore. Më tej Gaspar u shpreh se Brazili nuk duhet të ketë frikë, por të marrë statusin e tij si favorit i botërorit. Ne do të luftojmë për titullin e gjashtë botëror dhepër këtë jemi përgatitur mjaft mirë”. Në pritje të të gjithë lojtarëve, Selesao do të jetë e plotë më 28 maj, dy ditë pas finales së Ligës së Kampionëve, ku do të marrin pjesë Roberto Firmino me Liverpul dhe Marcelo dhe Casemiro me Real Madrid. Ata do të bashkohen me shokët e tyre direkt në Londër, ku brazilianët do të vazhdojnë përgatitjet e tyre javën e ardhshme përpara se të shkojnë në Rusi, me miqësorët kundër Kroacisë më 3 qershor në Liverpool dhe Austri më 10 qershor në Vjenë. Pas debutimit kundër Zvicrës më 17 qershor në Rostov, Brazili do të përballet me Kosta Rika më 22 qershor në Shën Petersburg dhe Serbinë në 27 në Moskë, ndeshje këto të Grupit E.

Sicred