Një nga filmat pjesëmarrës në “Dokufest” është edhe “Gardhi”. Ai ka një çmim ndërkombëtar si “Palm Spring’s” si dhe është i klasifikuar si i vlefshëm për OSCAR. I parë vetëm nga një kamera e vetme, një copëz jete e zakonshme, filmi vjen në mënyrë gjeniale fuqishëm tek publiku. Për mikrofonin e RTSH Lendita Zeqiraj, skenariste e regjisore e tij, sjell eksperiencën dhe suprizën e producentëve përballë suksesit.