KRYEFAQJA » LAJME » Ganë, presidenti i Federatës së Futbollit jep dorëheqje
Ganë, presidenti i Federatës së Futbollit jep dorëheqje

Ganë, presidenti i Federatës së Futbollit jep dorëheqje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ganës, (GFA), Kwesi Nyantakyi ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi FIFA e ka pezulluar prej 90 ditësh me pretendimet për korrupsion. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të GFA, Kwesi Nyantakyi kërkoi falje “pa rezerva” për “një seri gabimesh të padiskutueshme” mbi të cilat FIFA u bazua për të nisur hetimin etik mbi aktivitetet e tij. Nyantakyi u akuzua në një dokumentar të quajtur “Numri 12”, të drejtuar nga gazetari hulumtues Anas Aremeyaw, në të cilin shfaqej yantakyi duke kërkuar ryshfet që arrinin në disa milionë dollarë. Në dokumentar ai kishte kërkuar 11 milionë dollarë (9.3 milionë euro) nga gazetarët që paraqiteshin si investitorë për të siguruar kontrata qeveritare. Ai dyshohet gjithashtu se u përpoq të përfitonte personalisht nga një marrëveshje sponsorizimi pesëvjeçar-vjeçar me GFA. Pamjet e fshehura të kamerës treguan gjithashtu se gjyqtarët po merrnin nga 100 dollarë secili. Ministri i Informacionit i Ganës Mustapha Abdul-Hamid tha se qeveria do të shpërndajë GFA me shkakun se është një sistem i kalbur. FIFA e ka ndaluar Nyantakin nga “të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin” për 90 ditë, deri në përfundim të hetimin i cili do të zgjasë 45 ditë. Futbolli është sport kombëtar në Ganë dhe kjo gjë ka tronditur mbarë opinionin në vend, pak më shumë se një javë para fillimit të finaleve të Kupës së Botës në Rusi, për të cilat ata nuk arritën të kualifikoheshin.

Sicred