KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Galeria e Arteve çel pavionin me vepra të artistëve Shqiptarë
galeria-e-arteve

Galeria e Arteve çel pavionin me vepra të artistëve Shqiptarë

Ndërsa në sallen e ekspozitave prej ditësh qëndron e hapur ekspozita me kryevepra Italiane e njëmijë e nëntëqindës, në krah të saj, në Galerinë Kombëtare të Arteve, është çelur pavioni me vepra të artistëve Shqiptarë, ish-studentë të Akademive Italiane të Artit. Sipas studiueses Esmeralda Dalipi, pavioni përmban rreth 30 piktura dhe skulptura të 20 artistëve që u përkasin fillesave të pikturës në qytetet Shqiptare, e cila nis me vitin 1883 dhe mbyllet në 1930-n. Është fjala për artistët Nexhmedin Zajmi, Kol Idromeno, Zef kolombi, Janaq Paço, Motrat Xengo, Vangjush Mio etj.

Sicred