KRYEFAQJA » LAJME » Gabriel pret Ramën në Berlin: “Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE”
Gabriel pret Ramën në Berlin: "Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE"

Gabriel pret Ramën në Berlin: “Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE”

Gjermania vlerëson se Shqipëria është garante për paqen e stabilitetin në rajon. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një dalje të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Berlin. “Falenderojmë për përpjekjet që bëni në Shqipëri e rajon, aq me tepër kur kjo vjen në prag të situatës aktuale, kur pavarësisht zgjedhjeve ju kontribuoni në këtë drejtim” tha zoti Gabriel. “Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE” këmbënguli ai. Ministri i jashtëm gjerman falenderoi personalisht kryeministrin Rama për reformat që ka ndërmarë në Shqipëri dhe për angazhimin për qetësimin e konflikteve në rajon. Për shefin e diplomacisë gjermane, reformat nuk janë të thjeshta, por shumica e shqiptarëve e duan Reformën në Drejtësi. “Shqipërina ka mundësinë historike të afrohet te Europa” tha ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Sipas tij “….edhe Europa ka mundësi të bashkëpunojë me Shqipërinë e rajonin për stabilitetin në rajon dhe ju jeni një garant. Ndaj ju faleminderit që jeni këtu në Berlin” ju drejtua kryeministrit Rama shefi i diplomacisë gjermane.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka falenderuar për mbështetjen sipas tij të pakursyer që Gjermania jep për Shqipërinë dhe rajonin. Ai ka çmuar posaçërisht mbështetjen për Reformën në Drejtesi që e ka konsideruar themelore. “Falë mbështetjes tuaj kemi ecur shumë” tha zoti Rama. “Shpresoj të jemi në lartësinë e duhur për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve sikurse kërkohet nga BE” shtoi ai. Sipas zotit Rama “Shqipëria dhe shqiptarët janë partner i angazhuar për këtë marëdhënie të veçantë të Gjermanisë me Shqipërinë në rajon”. Një ditë më parë i ftuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, zoti Rama ishte folës në “Eminent Lectures” për Shqipërinë dhe ku ka shprehur vendosmërinë e vendit për të ecur në rrugën e reformave europianizuese, për negociatat dhe Reformën në Drejtësi, si edhe për zhvillimet në rajon e për nevojen që Europa ka për Ballkanin.

Sicred